Policia e Kosovës ka parandaluar vjedhjen e një traktori Gjurgjevik i Vogël të komunës së Klinës.
Ata kanë marrë një informatë se persona të dyshuar janë duke e tërhequr me veturë një traktor nëpër një fushë.
“Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe pas një kohe shumë të shkurtër kanë arritur ta gjejnë traktorin e tipit ‘DAF’, kurse personat e dyshuar kishin ikur nga vendi i ngjarjes”.
Ndërkaq, më vonë një serb kishte telefonuar policinë se i është vjedhur traktori në fshatin Videjë- Klinë.
Lidhur më këtë rast janë angazhuar njësitet përkatëse të Policisë për të marrë masat e nevojshme adekuate dhe për këtë është informuar Prokurori i Shtetit, ndërsa traktori i është kthyer pronarit.
Hetuesit e Stacionit Policorë në Klinë janë duke punuar intensivisht për të arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë kryerësin apo kryerësit e veprës së cekur më lart.