Ekonomia Online
FUNDIT

Policia për 24 orë shqiptoi 872 tiketa për mos respektim të Ligjit për Pandeminë

Policia për 24 orë shqiptoi 872 tiketa për mos respektim të Ligjit për Pandeminë

Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 872 tiketa për mosrespektim të ligjit COVID-19. Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht. Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19. […]

Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 872 tiketa për mosrespektim të ligjit COVID-19.

Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 të këtij ligji rregullohet çështja e orareve të lëvizjes dhe gjobat në rast mosrespektimi.

E, neni 26 rregullon çështjen e izolimit dhe karantinës gjatë pandemisë COVID-19.

Ndërsa, në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Të ngjashme