Policia pjesë e organizimeve të shumta me 1 Qershor

Prishtinë | 01 Qer 2024 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, në bashkëpunim e koordinim me institucione tjera, ka realizuar aktivitete të shumta për të shënuar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Në disa nga drejtoritë rajonale, janë zhvilluar aktivitete të ndryshme me fëmijët, po ashtu këso aktivitete janë zhvilluar edhe sot në disa qendra, ndërsa sipas policisë, festimet qendrore janë realizuar në sheshet e Prishtinës.

Në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, nga ora 11:00, njësi të ndryshme policore kanë takuar me qindra fëmijë.

“Fëmijëve u janë shpërndarë fletushka të përgatitura nga policia me porosi të rëndësishme për ta. Fletushkat kishin përmbajtje të ndryshme, duke filluar nga fletushka ‘Unë mbrohem me ligj’ që ofron sqarime rreth ‘Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve’ (fletushkë e shtypur në tri gjuhët), fletushka tjera për sigurinë në trafik, po ashtu u shpërndan edhe shumë rekuizita tjera me logo të policisë”, njofton policia.

Më pas, nga ora 12:00, duke filluar nga ‘Sheshi Skënderbe’, e duke vazhduar për në ‘Sheshin Zahir Pajaziti’, policia ka qenë pjesë e paradës së bashku me fëmijët. Qindra fëmijë u fotografuan me zyrtarë policorë dhe afër pajisjeve

Të ngjashme