Policia rajonale e Ferizajt dhuron gjak

Prishtinë | 17 Kor 2023 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Krahas angazhimeve të shumta për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, aktiviteteve të shtuara në prandalimin e incidenteve dhe aksidenteve rrugore, policia e rajonit të Ferizajt, sot iu përgjigj thirrjes për dhurimin vullnetar të gjakut me moton “Një pikë gjaku e dhuruar nga ju, për dikë do të thotë jetë, e jeta është gjëja më e çmuar që ka njeriu”.

Shumë pjesëtarë të policisë së rajonit të Ferizajt në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj dhuruan gjak vullnetarisht.

Humanizmi dhe sakrifica janë në thelb të misionit të policisë dhe në këtë kontekst u realizua dhurimi i gjakut, dedikuar të sëmurëve dhe të lënduarve, që shërohen në spitalet tona.

Pjesëtarët e policisë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj janë të gatshëm të mbështesin ç’do fushatë për dhurimin vullnetar të gjakut, për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, saherë që kanë nevojë ata.

Të ngjashme