Në vazhdën e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave në fushën e sigurisë në mes dy kryeqyteteve drejtori i Policisë së Rajonit të Prishtinës, nënkolonel Rexhep Sijarina po qëndron në një vizitë pune në Tiranë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Ai është pritur sot nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Ardi Veliu si dhe nga drejtori i Qarkut të Tiranë, Kastriot Skenderi dhe zyrtarë të tjerë të lartë të policisë së shtetit, transmeton Koha.net.
“Në fokus të takimit ka qenë ngritja e mëtejme e bashkëpunimit të dy kryeqyteteve në fushën e luftimit të krimit, identifikimin e personave të dyshuar që veprojnë në të dyja shtetet si dhe kapja e tyre. Ndërkohë që janë diskutuar edhe segmente të veçanta ekskluzivisht nga sfera e sigurisë me interes për të dyja palët”, thuhet në komunikatë.