Brenda 24 orëve të fundit, njësitet policore të Rajonit të Ferizajt kanë shtuar aktivitetet në terren, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 4 aksident trafiku, 2 me lëndime ( 2 persona janë lënduar) dhe 2 me dëme materiale , ndërsa janë shqiptuar gjithsej 284 gjoba për kundërvajtje.
Gjobat e shqiptuara ndahen si vijon:
94 për tejkalim të shpejtësisë;
52 për parkim të parregullt;
24 për qarkullim me afat të skaduar të regjistrimit të mjetit;
21 për mosrespektim të shenjave të komunikacionit;
10 për përdorim të telefonit gjatë ngasjes;
9 për drejtim të mjetit pa patentë shofer;
4 për mos përdorim të rripit të sigurisë;
70 kundërvajtje të tjera.
Po ashtu, si rezultat i shkeljeve të rënda të rregullave të trafikut, janë konfiskuar : 4 automjet dhe 6 skuterë/motoçikleta dhe 3 patentë shoferë
Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ngritjes së sigurisë në rrugë.