Sapo është arrestuar edhe i dyshuari i dytë i vrasjes në fshatin Zahaq të Pejës, kurse më herët është njoftuar se personi tjetër është arrestuar nga policia
Babë e bir janë arrestuar për vrasjen ne fshatin Zahaq të Pejës, raporton Gazeta Express.
Viktima Brahim Neziri 56 vjeç nga fshati Zahaq , u vra sot rreth orës 12:10, në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë. Vrasja ndodhi para shtëpisë së vrasësve.
Të arrestuarit, babë e birë, dyshohet se kanë vrarë Brahim Nezirin dhe kanë plagosur djalin e tij 27 vjeçar.
56 vjeçari ishte baba i dy djemve, njëri prej tyre është i plagosur. Mirëpo gjendja shëndetësore e djalit të plagosur (27 vjeçar) është stabile kanë bërë të ditur zyrtarët e Spitalit të Pejës.