Policia sekuestron cigare dhe duhan në Gjilan

Prishtinë | 05 Dhj 2023 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bastisur sot në Gjilan një shtëpi dhe një lokal në tregun e gjelbër për shkak të dyshimit se aty është duke u kryer vepra penale “Tregti e Ndaluar ”.

Në njoftimin e policisë thuhet se lidhur me rastin janë iniciuar në procedurë të rregullt rastet për “Tregti e Ndaluar” dhe “Shmangie nga Tatimi”, përderisa te gjitha veprimet tjera janë ndërmarr në koordinim me autoritetet kompetente të drejtësisë.

Gjatë operacionit të bastisjes/kontrollit në shtëpinë dhe lokalin/biznesin e lartcekur janë gjetur dhe sekuestruar nga autoritetet doganore provat si në vijim :

  • Filtër për cigare ,,Grand “ 8 pako X 50 copë X 200 letra për cigare ,
  • Fleta për mbështjelljen e cigareve 110 komplete.
  • Duhan i grirë i përpunuar 104 X, 0,500 g.
  • Cigare VIP, 77 paketime x 20 cigare .
  • Cigare Malboro, 62 pako X 20 cigare.
  • Cigare NINE 29 pakoX 20 cigare etj.

Të ngjashme