Policia sekuestron dy armë në një aheng familjar në Mitrovicë

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Në orët e mesditës së datës 24 nëntor, Policia ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Mihal Grameno’ në Mitrovicë.

Mbi bazën e informacionit fillestar janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç ‘rast në vendin e ngjarjes kishte aheng familjar.

Sipas njoftimit të Policisë, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy armë dhe disa gëzhoja.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar A.M., 34 vjeçar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në aheng familjar.

Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme