Policia sekuestron mall të kontrabanduar në kufirin me Serbinë

Prishtinë | 26 Kor 2021 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Patrulla policore e Policisë Kufitare, gjatë patrullimit të kufirit në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë në afërsi të fshatit Herticë, ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar F.H (1991).

“Gjatë kontrollit të veturës është vërejtur se në veturë kanë qenë pesëdhjetëetre (53) palë këpucë të reja, të llojeve të ndryshme për të cilat i dyshuari nuk kishte dokumente mbi prejardhjen e mallit.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit Policia ka iniciuar rast ndaj të dyshuarit nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘Kontrabandë me mall’. ndërsa malli është sekuestruar i është dorëzuar Doganës së Kosovës”, njofton policia.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme