Policia sekuestron tri armë në Hajvali

Prishtinë | 07 Shk 2022 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar tri armë në Hajvali.

Në njoftim thuhet se Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor Jugu, në tri lokacione të ndara, në Hajvali kanë sekuestruar tri armë.

“Ka qenë një punë intensive e hetuesve policor ajo që ka rezultuar me identifikimin e lokacioneve dhe personave të dyshuar, të cilët kishin postuar fotografi në rrjete me armë zjarri”.

Kontrollet policore në të tri lokacionet, janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarët e procedurës paraprake, ku janë gjetur dhe sekuestruar:

Një armë me gaz e tipit Ecol Special, një armë zjarri e tipit Zastava, një pushkë gjuetie si dhe lloj i veçantë i shkrepëses që është emetim arme.

“Përderisa hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme policore, në stacionin Jugu në Prishtinë, ndaj të dyshuarve janë iniciuar rastet, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme