Policia e Kosovës përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se ka vazhduar me aktivitete për ngritjen e sigurisë në trafik, ndërsa në fokus të tyre janë ata shofer që nuk e respektojnë dritën e kuqe në semafor.
“Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.,Njësitë policore, përveç pikave të kontrollit të automjeteve apo patrullimeve në lëvizje, janë duke u përqendruar në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor, në fokus janë kundërvajtësit të cilët nuk ndalen në shenjën e dritës së kuqe në vendin ku trafiku rregullohet me semafor.” thuhet ne njoftimin e Policisë në rrjetin social Facebook./Ekonomia Online/