Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë në hapësirat e QKUK-së, pas një kërcënimi për sulm, raporton Ekonomia Online.
Në pamjet e EO-së, shihen pjesëtarë të Njësisë Speciale të Kosovës duke patrulluar në oborrin e QKUK-së, ku janë dy patrolla njër në hyrje dhe tjetra përballë Emergjencës.
Në një përgjigje me shkrim për Ekonomia Online, Policia e Kosovës ka thënë se trajton çdo informacion apo rast te raportuar.
“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe trajton ç’do informacion apo rast të raportuar, të çfarëdo natyre apo vepre penale.Të gjitha veprimet e nevojshme i ndërmerr konform autorizimeve ligjore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, me qëllim të ofrimit të sigurisë, parandalimit të veprimtarive kriminale si dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike në vend”.
“Policia e Kosovës me kohë ka ndërmarr masat parandaluese dhe të sigurisë, pas sigurimit të një informate që ndërlidhet me kanosje, përderisa janë ndërmarrë të gjitha masat policore, situata vlerësohet e qetë dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim nga ana e qytetarëve”, thuhet në përgjigjen e Policisë.