Një çantë e lënë pranë objektit të Kuvendit Komunal të Suharekës ka alarmuar pak më parë punëtorët aty.
Policia e Kosovës ka dalë menjëherë ne vendin e ngjarjes ku ka lokalizuar zonën për rreth dhe pas verifikimit ka dalë se nuk bëhet fjalë për ndonjë mjet të rrezikshëm.
“Nuk ka qenë diçka serioze, bëhet fjalë për një çantë të cilën e ka lënë një qytetare e komunitetit rom, derisa është ulur për të pushuar mbi mur”, ka thënë komandanti i Stacionit Policor të Suharekës, Milazim Lumi.
“Brenda çantës ka pasur produkte kozmetike”, ka bërë të ditur Lumi./ klankosova