Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës. Sipas policisë ata kanë penguar gjatë arrestimit të një personi tjetër. I dyshuari më pas ia ka arritur që të arratiset. “Gjakovë 18.09.2023 – 19:50. Janë arrestuar tre të dyshuar, dy meshkuj dhe një femër kosovare për shkak se i […]
Policia tenton ta arrestojë një person, pengohet nga katër të tjerë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës.
Sipas policisë ata kanë penguar gjatë arrestimit të një personi tjetër.
I dyshuari më pas ia ka arritur që të arratiset.
“Gjakovë 18.09.2023 – 19:50. Janë arrestuar tre të dyshuar, dy meshkuj dhe një femër kosovare për shkak se i kishin penguar zyrtarët policor gjatë arrestimit të një personi të dyshuar i cili ka arritur që të largohet nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent i cili ka udhëzuar që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje, ndërsa i dyshuari i katërt ndodhet në kërkim policor”, thuhet në njoftim.











