15-vjeçari nga Gjakova, Pal Hiseni, i cili është raportuar i zhdukur që nga mesdita e djeshme, është gjallë dhe është brenda territorit të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Kështu ka thënë komandanti i policisë për rajonin e Gjakovës, Krist Gjoka.
Gjoka tha se janë disa pista që tregojnë se 15-vjeçari është brenda Kosovës.
“Herën e fundit është parë tek një postë ku e ka mbushur telefonin dhe pastaj e ka telefonuar një taksi”, tha Gjoka.
Pal Hiseni, është djali i Nik Hisenit, asamblesit i sapozgjedhur i Kuvendit Komunal të Gjakovës.