Policia thotë se e ka ulur numrin e vdekjeve në trafik me dënime dhe projekte sensibiluzese

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 17:26 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës po thotë se me dënime dhe projekte sensibilizuese është ulur numri i vdekjeve në trafik

Në një postim në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës në Facebook, thuhet se në vazhdimësi janë ndërmarrë aktivitete policore me qëllim të vetëdijësimit dhe parandalimit e po ashtu veprime ndaj kryerësve të kundërvajtjeve në trafik.

“62 persona më pak të vdekur apo -35.42%, nëse i referohemi Raportit të Dekadës së Sigurisë Rrugore 2010-2019. 16 persona më pak të vdekur apo -12.40%, në vitin 2019 në krahasim me vitin 2018. 15 persona më pak të vdekur apo -34.09%, në periudhën Janar-Qershor 2020 në krahasim me periudhën e njëjte të vitit 2019”, thuhet në njoftimin e policisë.


“Edhe këto aktivitete që janë duke u ndërmarrë nga njësit e trafikut kanë për qëllim parandalimin e kundërvajtjeve dhe aksidenteve në trafikun rrugor dhe po ashtu janë në përputhshmëri edhe me aktivitetet që janë duke u ndërmarrë në kuadër të planit operacional ‘ROADPOL 2020” (European Roads Policing Netëork – Rrjeti Evropian i Policive Rrugore)”, thekson policia.

Policia ka apeluar nga pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor dhe të ju përshtaten kushteve dhe rrethanave të trafikut, me qëllim të evitimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në trafik.

Të ngjashme