Policia thotë se protesta e banorëve të Rugovës ishte e qetë

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se protesta e mbajtur sot në sheshin “Shkëlzen Haradinaj” në Pejë, ka qenë paqësore.

Përmes një komunikate  për media, Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, ka njoftuar se protesta e mbajtur sot në sheshin “Shkëlzen Haradinaj” në Pejë, ka qenë paqësore.

“Sot me datën 8 prill 2019 nga ora 12:00 në sheshin ‘Shkëlzen Haradinaj’ në Pejë, është mbajtur protesta kryesisht nga banorë të zonës së Rugovës, shoqëria civile dhe personalitete të ndryshme, të cilët kanë kundërshtuar në mënyrë paqësore për vendosjen e laurës për pagesë për vizitorët që shkojnë në drejtim Rugovës.

Në këtë protestë kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve. Protesta ka përfunduar në orën 12:30 dhe protestuesit janë shpërndarë të qetë”, thuhet në njoftim. /

Të ngjashme