Policia ka njoftuar se në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në trup, i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 1.6 gramë.
Ndërsa duke mos i respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë i njëjti ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa në sheshin ‘Skënderbeu’ në Pejë është arrestuar i dyshuari mashkull K/Boshnjak, pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët policorë derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.