Policia tregon se si është situata në veri

Prishtinë | 17 Dhj 2022 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

E shtuna shënon ditën e tetë prej kur serbët lokalë kanë ngritur barrikadat në rrugët që çojnë në pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak – të cilat lidhin Kosovën me Serbinë – si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

“Barrikadat nuk kanë lëvizur, por nuk ka ndonjë zhvillim apo incident të raportuar. Është qetë”, ka thënë Drejtoria e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Sipas autoriteteve të Kosovës, Pantiq ka qenë i përfshirë në sulmin ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në fillim të muajit dhjetor.

Autoritetet e Kosovës kanë bërë përpjekje për të organizuar zgjedhjet lokale në veri, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të përfaqësuesve të serbëve atje për t’u larguar nga institucionet e Kosovës.

Pas sugjerimeve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, zgjedhjet janë shtyrë në prill të vitit të ardhshëm.

Të ngjashme