Është koha për debatin që i prodhon dhe stabilizon idetë politike në interesin e vendit, pra për një politikë të substancës, e cila do ta fuqizonte politikën të cilën e përcaktojnë zgjedhësit.
Lufta e çfardo forme për pushtet, politikën e ka dobësuar tej mase, madje e tillë si është e ka afatin e skadencës qe një kohë jo të shkurtër. Integrimi shoqëror nuk arrihet vetëm përmes shpalljeve të interesave, por përmes motiveve të përbashkëta dhe orientimeve të veprimit.
Është koha për debatin që i prodhon dhe stabilizon idetë politike në interesin e vendit, pra për një politikë të substancës, e cila do ta fuqizonte politikën të cilën e përcaktojnë zgjedhësit.
Politika në Kosovë ka kohë që në vend që të bashkojë shoqërinë dhe ta angazhojë në objektiva të përbashkëta, ajo nxit shpërbërjen sa të duket e panevojshme për shoqërinë, duke i lënë tregut rregullatore e çdo gjëje, e Kosova e pa standard si është nuk arrijnë ta kapërdij këtë luks në të cilën pa të drejtë e ka futur politika.
Pse ka rënë kështu politika, arsyeja mbase të jetë e qartë, pasi ajo çfarë ishte e nevojshme dhe duhej bërë prej kohësh nuk ka ndodhur, mbase nuk do të ishte kështu sikur në politikë dhe institucione të ishin njerëzit e përkushtuar, luftëtarët vetëmohues për të mirën dhe shumë më të përkushtuar se sa karrieristët e djeshëm e sotëm. Pse dhe kush ua bllokoi hovin, vrullin për t’i shërbyer vendit të tillët, pse u ndalë hovi i premtimeve dhe kush gëzohej se nga filan partia po eliminohet meritokracia që nga vitet e 2000-ta.
Sot është instaluar në Kosovën e pasluftës një politikë tërësisht neokonservatore, ku vlerave sublime si familja e kombi u janë lëkundur themelet nga politikanët jo në vlerë por në strukturë, për të cilët solidariteti është mall i rrallë. Partitë, grupet e individët e politikës në Kosovën, shtet të ri duhet mbledhur forcën e dijen që u shtron detyrë politika për t’i integruar interesat dhe jo t’i përjashtojnë.
Integrimi i interesave duhet bërë në bazë të një përfytyrimi për të mirën e përbashkët për t’i dhënë imazhin sa më gjithëpërfshirës shoqërisë dhe veshur politikën me petkun konceptual. Është koha që shumësia tani ta tregoj edhe vërtetësinë politike, e cila më pas krijon besimin, pa të cilin vështirë e ka të jetoj demokracia.
Ndryshe s’ka se si të jetoj. Në krejt këtë mes, krahas pozitës e opozitës përgjegjshmëri duhet të tregoj edhe e tërë shoqëria, mediat etj. Në Kosovë është e patolerueshme të krijohet një luks kaq i madh i veprimit politik e medial, pasi ajo lehtë lëndohet e dëmtimet në fëmijëri reflektojnë shumë në rritën e saj.
Politika në Kosovë duhet t’i kthehet mendimit pozitiv përkundër lëndimeve individuale a grupore, asaj i duhen idetë e të gjithëve për të ndërtuar konceptin e qartë programor, i cili tregon e trason rrugën, të cilën breza të tërë e filluan. Në Kosovë ka nevojë për ide politike rregullat-ive, e jo konfliktuale, njerëzit kanë nevojë të afrohen rreth tyre. Është koha që Kosova të ndryshojë që nga politika, media, shoqëria civile për të dhënë shembullin së pari para qytetarëve tanë e pastaj të tjerëve se me të vërtetë ia duam rritën Kosovës dhe nuk e lëndojmë atë nga inatet personale.
Kacavirrja e kokëtrashëve drejtë politikës
Numër i madh i njerëzve po mundohen t’iu kacavirren mureve të politikës, qofshin ato mure të larta apo më të ulta, ti cilat simbolizojnë nivelet lokale. Kacavirrja e mureve të politikës të njerëzve ziliqarë, lakmitarë e pa personalitet të formuar është një kotësi, pasi arritja atje e të tillëve nuk do t’ju sjell personalitet tjetër. Ata mund ta veshin një petk imagjinar, por në brenditë e tyre mbesin ato që kanë qenë, njerëz lakmitarë me personalitet të sëmurë e që asnjëherë nuk do ta arrijnë lumturinë e jetës.
Në Kosovë, në jetën politike të saj duhet t’u vie fundi për njerëzit e tillë, të cilëve u mungon ndërgjegjja e mirë. Politika sot e do mendimin, qetësinë, e do alternativën, debatin dhe kundërshtimet programore, e do argumentin e thënë në vend të zhurmës e britmave, lakmimeve të shprehura, por edhe veprimeve tjera të njerëzve ziliqarë. Politikës në Kosovë dhe komunave të saja i duhen njerëz me ndërgjegje të mirë, pasi të tillët edhe e kanë temperamentin e qetë, kanë karakterin e mirë dhe personalitetin.
Ziliqarëve u mungon karakteri dhe të gjitha tjerat. Ata nuk do të mund të bëhen të lumtur as me gjithë pasurinë e botës e lëre më veshja me petkun e politikës duke u kacavirrur mureve. Temperamentet e rrëmbyera nuk janë çelësi për kapërcimin kualitativ të gjendjes, ato nuk sjellin lumturinë e qetësinë, përkundrazi paraqiten pengesë e saj.
Temperamentin e qetë e arrijnë politikanët apo njerëzit me ndërgjegje të mirë, ato janë virtyte jo të blera, por të fituara nga jeta, janë privilegje që nuk mund të arrihen nga ziliqarët e lakmitarët edhe me pozita të larta shoqërore e pasuri.
Kokëtrashëve me vesh të shpuar, të cilët nuk dëgjojnë zërin e Kosovës së sotme më kot i kacavirren mureve të politikës, ata me zilitë e lakmitë e tyre, përkundër që veshën me petka politike partiake nuk ndërrojnë karakteret e tyre, mbesin ata që kanë qenë ziliqarë të njohur për nga personaliteti. Petku partiak nuk të bënë burrë më të mirë, ndoshta për një moment krijon ndjesi se ke fuqi më të madhe, por në fakt je ai që ke qenë.
Njerëzit e tillë të mbushur me hile e ziliqarë, por që tani po kacavirren mureve të politikës krijojnë ndjesinë e mbretit të shfaqur në teatër dhe vazhdojnë të mendojnë të jenë dikushi edhe në jetë, përkundër që u mungon ndërgjegjja e mirë e personaliteti.
Ka ardhur koha që në Kosovë, në skenën politike të saj të lirohen vullnetet e uzurpuara nga njerëzit e tillë, për ta bërë popullin më të lumtur. Kacavarjet në muret e politikës nga ziliqarët, hileqarët dhe njerëzit pa personalitet e karakter janë një kotësi e momentit që shëmton vullnetet qytetare, shëmton vlerat më të çmuara të tij dhe tregon jo vlerë e civilizim.