Funksionari i lartë i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS- Demokratska Stranka Srbije), Dragan Marshiqanin, në një postim të vetin në Twiter ka thënës se një numër i shqiptarëve të Kosovës po mjekohet në Beograd, transmeton Koha.net.
Lidhur me këtë, ai, përcjell portali telegraf.rs, ka propozuar se si duhet të sillet Beogradi me shqiptarët e Kosovës që kërkojnë mjekim në Beograd.
“Quajeni këtë johumane, të pashpirt, por unë do t’ua ndaloja shqiptarëve të Kosovës (Šiptari, Arnauti, sido që të. ..) të mjekohen nga kanceri nëpër spitalet e Beogradit dhe ata do t’i dërgoja nëpër vendet e NATO-s të cila mbi ne (dhe mbi ata) hodhën uranium të varfëruar”, ka shkruar Marshiqanin , duke konstatuar se një numër i i madh i shqiptarëve nga Kosova po kërkojnë mjekim nga kanceri në Beograd.
Ky postim i tij, shkruan portali, ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale duke shfaqur mospajtime të hapëta me të.