Politikanja serbe që synon të bëhet deputete e Kosovës: U kërcënova edhe nga ministri i Mbrojtjes së Serbisë

Prishtinë | 16 Nën 2022 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Rada Trajkoviq, kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve, ka konfirmuar se dje është kërcënuar nga ministri i Mbrojtjes të Serbisë, Millosh Vuçeviq, por ka thënë se nuk do ta citojë dhe nuk do të tregojë se çfarë i tha ai.

Trajkoviq, e cila ditë më parë bëri të ditur se po kërcënohet për shkak të dëshmisë së saj për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, ka thënë se situatë e njëjtë ka vazhduar edhe sot.

Në një intervistë për “RTK Prime”, mbrëmjen e së martës ajo deklaroi se po atë ditë u kërcënua nga ministri serb i Mbrojtjes, ndërsa konfirmoi sërish se kjo nuk është hera e parë që i ndodhë diçka e tillë.

“Ju e dini që në nuk jam për nga natyra e ndjeshme shumë. Munden ata që të më kërcënojnë sa të duan…nuk do të jetë as hera e parë. Kemi pasë vrasjen e Oliver Ivanoviq, nuk do të thotë kjo që mund të më frikësojnë, dhe mos të them…shtypja është e madhe, sot pata kërcënime edhe nga ministri i Mbrojtjes të Serbisë, i cili ndoshta është përzgjedhur që të respektojë dhe bashkëpunojë në nivel rajonal, luftës, kundër asaj që është rreziku më i madh, kriminaliteti dhe mafias”, ka deklaruar Trajkoviq.

Pyetur se çfarë kërcënimesh mori nga ministri serb, ajo u përgjigj se nuk do ta citojë, derisa tha se për Serbinë, Milan Radojçiq, nënkryetari i Listës Serbe që është edhe në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është një “qytetar i zellshëm”.

“Mendoj që është një demonizim total…mos ta citoj prap, nuk dua ta citoj prap. Në anën tjetër, humanizimi i Radojçiq sikurse ai është më i miri, një qytetar i zellshëm, që është i rëndësishëm për shtetin serb. Nuk do të ia kishte pranuar as kryetari, dhe nuk do të ishte as pjesë e mbledhje të rregullta të Kuvendit”, ka deklaruar ajo.

Trajkoviq për Sheshelin: Ky burrë nxitë vrasje

“Ky burrë nxitë vrasje dhe krime”, kjo ishte deklarata e para disa ditësh e Trajkoviq, për Vojislav Shesehl, i dënuar për krime lufte në ish-Jugosllavi nga Gjykata e Tribunalit të Hagës.

Reagimin e saj, e nxiti një deklaratë e tij, i cili deklaroi se “Trajkoviq po përballet me një rrezik të njëjtë, si që kërcënoi Oliver Ivanoviqin”,

“Ai (Oliver Ivanoviq) ishte i preferuari i fuqive perëndimore. Ai u arrestua nga autoritetet e Schiphol-it, ndonëse nuk kreu asnjë krim – për këtë jam i bindur. Në këtë mënyrë ai duhej të krijonte një aureolë dëshmori për të tërhequr serbët që ta votojnë. Pasi dështoi ai projekt, kur u pa se nuk mund ta gjykonin, as se serbët kishin ndonjë simpati për të, se partia e tij dështoi, atëherë e vranë për t’ia atribuar vrasjen Beogradit zyrtar”, pretendoi Sheshel.

Të ngjashme