Ministri i Financave, Avdullah Hoti, dhe zëvendësministri Agim Krasniqi, pritën sot në takime të ndara përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe përfaqësuesin e Shoqatës së Vlerësuesve të Kosovës.
Në këto dy takime, u diskutua rreth përmbajtjes së Pakos Fiskale 2.0 dhe njëkohësisht falënderuan ata për rekomandimet e tyre për ta pasuruar këtë pako me masat shtesë.
Me këtë rast u theksua se krijimi dhe promovimi i politikave të favorshme fiskale është parakusht për zhvillimin e bizneseve dhe për hapjen e vendeve të reja të punës.
Ndërsa, përfaqësuesit e Shoqatës se Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe përfaqësuesi i Shoqatës e Vlerësuesve të Kosovës duke falënderuar udhëheqësit e Ministrisë së Financave për pritjen dhe bashkëpunimin me bizneset, i paraqitën propozimet e tyre që sipas tyre do të ishte mirë që të përfshihen në këtë pakon fiskale 2.0.
Ata gjithashtu theksuan se iniciativat e ndërmarra nga Ministria e Financave për politikat e reja fiskale, vijnë si rezultat i kërkesave dhe nevojave të parashtruara nga bizneset. Po ashtu, ata u shprehën të bindur se këto masa do të ndikojnë në rritjen e punësimit në vend.