Thaçi rithekson vështirësitë që e presin në ditët e ardhshme

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 10:33 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se takimet e fundit ndikojnë në arritjen e një marrëveshje përfundimtare paqësore Kosovë-Serbi.

“Marrëveshja ka ndikimin e vet, nëse arrihet edhe në rajon,” është shprehur Thaçi.

Shumë me rëndësi e cilëson faktin se të gjithë mbështesin një dialog që hap një përspektivë për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian, raporton EkonomiaOnline.

“Edhe Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi do të  mirëprisnin një marrëveshje që siguron paqe  në rajon.”

LEXO Edhe: Parlamenti Evropian voton sot për vizat, Thaçi e quan datë historike

Sipas Presidentit kjo çështje është duke marrë çdo ditë e më shumë mbështetjen rajonale dhe më gjerë.

“Theksoj se nuk do të jetë fare proces i lehtë për ditët, javët dhe muajt e ardhshëm sepse do të kemi demarkimin e kufirit të 430 kilometrave dhe nuk do të ketë njohje pa përmbylljen e kufirit paralelisht. Korrigjimi siguron njohjen nga Serbia, dhe bashkimin e Luginës. Kjo nënkupton edhe njohjen  nga pesë vendet e BE-së, themelimin e ushtrisë, heqjen e vetos Rusë në Këshillin e Sigurimit dhe anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare.”

Në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara do të shtohet angazhimi për të marrë përkrahjen ndërkombëtare, raporton EO.

Këto ditë ai ka qëndruar në Malin e Zi dhe në Maqedoni, për të takuar liderët më të lartë shtetëror, në kohën kur në Kosovë dhe Serbisë është hapur çështja e ridefinimit të kufirit mes dy vendeve.

Të ngjashme