374 raste aktive me COVID-19, Arben Vitia pa maskë e pa doreza: Ku mbeti kujdesi që kërkonte sa ishte ministër?

Prishtinë | 12 Qer 2020 | 18:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, sa ishte në krye të këtij institucioni fitoi zemrat e qytetarëve të Kosovës duke bërë thirrje tërë kohën për kujdes, e të mos anashkaloheshin asnjë minutë rekomandimet e Ministrisë që drejtonte, por sot nuk po duket ashtu.

Vitia, teksa mori fjalën në tubimin e Vetëvendosjes, foli edhe për koronavirusin dhe menaxhimin e mirë që ai dhe ministria i kanë bërë por, pa asnjë masë mbrojtëse. Pa maskë dhe pa doreza. Ndërsa, në Kosovë sot janë 374 raste aktive me Covid-19, gjë që tregon se rreziku akoma nuk ka kaluar.

Vitia, tha se këtë parti e presin shumë sfida por që sipas tij së basku mund t’ia dalin.

“Tani kemi tjera sfida ne kemi përpara ndoshta edhe më të rënda por këto sfida janë fitore. Së bashku do të kalojmë çdo sfidë me vullnet pa u ndalur. Gjatë këtyre muajve ne kemi parë se sa është i rëndësishëm vullneti i njerëzve të mirë”, ka thënë ish ministri Arben Vitia

Arben Vitia, gjatë fjalimit të tij në tubimin për nder të 15 vjetorit të Lëvizjes Vetëvendosje, thuri lavde drejt kryetarit të partisë së tij, Albin Kurtit, duke e cilësuar si kryeministrin më të mirë që ka pasur Kosova.

Në anën tjetër në këtë tubim nuk po respektohet distancën fizike dhe pjesëmarrësit nuk janë te pajisur me mjete mbrojtëse ndaj Covid19, .

Gjithashtu, edhe autobusë nga e mbarë Kosova që ishin nisur me simpatizues të Lëvizjes Vetëvendosje për të marrë pjesë në tubimin në Prishtinë, nuk po respektuan rekomandimet e ministrisë.

Një dite më parë Albin Kurti ka thënë se manifestimi i sotëm është festë ku pritet të ketë fjalime e muzike, dhe jo proteste, por qe nuk ka përjashtuar mbajtjen e protestave në ditën më vazhdim.

Tubimi i së premtes i Vetëvendosjes vjen pasi më 12 qershor, kjo parti feston 15-vjetorin e themelimit, si dhe 21 vjetorin e çlirimit të vendit.

Të ngjashme