AAK-ja mban tryezë për taksën 100 %, qytetarët u vetëdijesuan të konsumojnë produkte vendëse

Prishtinë | 24 Shk 2020 | 10:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka organizuar tryezë për taksën 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja, raporton Ekonomia Online.

Në këtë tryezë u tha se vendosja e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake ishte e domosdoshme, duke parë veprimet destruktive të Serbisë që e cenua shtetësinë e Kosovës.

Deputeti e AAK-së, Gazmend Abrashi ka thënë se Serbia vazhdon ta kërkojë tregun, por jo ta pranoj shtetësinë e Kosovës.

“Ka kaluar kohë e gjatë prej kur Kosova ka filluar negociatat me Serbinë për marrëveshje e ashtuquajtura teknike me ndërmjetësimin e Komisionit Evropian, e udhëhequr nga Baronesha Eshton e vazhduar me Mogherinin. Gjatë kësaj kohë ka pasur pakënaqësi dhe reagime nga partitë politike gjatë dialogut”.

“Qeveria e Ko në tetor të vitit 2018 merr vendim për vendosjen e taksës fillimisht të 10 për qind e më pas 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake dhe nga ajo kohe nga 500 milionë euro sa ishte eksporti i Serbisë në Kosovë, bie pothuajse në nivelin zero”.

“Vendosja e taksës 100 për qind ishte instrumenti i vetëm me të cilën do të reagonte Kosova ndaj të gjitha veprimeve destruktive të Serbisë që po cenojnë shtetësinë e Kosovës. Serbia vazhdon ta kërkojë e ta pranoj tregun, por jo edhe shtetësinë e Kosovës dhe mirëqenien e qytetarëve të saj”, ka thënë Abrashi.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se taksa përveç aspektit ekonomik ka ndikuar edhe në vetëdijesimin e qytetarëve për të konsumuar produkte vendëse.

“Aleanca e biznesit ka bërë tri hulumtime nga vënia e taksës e deri më këndej. Aleanca e Bizneseve e ka vlerësuar taksën si aset kombëtar, aset diplomatik. Bizneset gjatë kësaj periudhe shpejt kanë qenë zëvendësim të importit të lëndës së parë por edhe produkteve tjera. Se a duhet të hiqet taksa, nga përgjigjja e 500 respodenteve në fillim kanë qenë 98 që s’duhet të hiqet taksa kurse në fund të 2019, 75 për qind kanë thënë që nuk duhet të hiqet taksa”, ka thënë ai.

Ndërsa, Hil Dulaj nga një kompani farmaceutike, tha se taksa ndaj Serbisë ka ngritur prodhimin vendor.

“Vendosja e taksës nga Qeveria e Kosovës ka jo vetëm që e ka dëmtuar Serbinë, por edhe e ka disiplinuar Serbinë. Ish-kryeministri Haradinaj ka qenë esencial në këtë vendosmëri”.

“Në sferën ekonomike ka ngritur prodhimet vendore. Unë mendoj se nëse një shtet nuk ka prodhim të saj ai shtet nuk ka ekonomi të mirëfilltë sepse prodhimi vendor është esenciale për atë shtet”, ka thënë ai.

Përkrahje taksës i dhanë edhe bizneset tjera të pranishme në këtë tryezë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme