AAK kërkon që zëvendësministrat të mos kenë të drejtën e votës në mbledhjet e qeverisë

Prishtinë | 03 Qer 2022 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se në Komisionin për Administratë Publike është diskutuar për Projektligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës, ku ka shtruar kërkesat për ndryshim që lidhet me llogaridhënie, si dhe largimin e nenit që lejon votimin e zëvendësministrave në mbledhjet e qeverisë.

Tahiri ka shtuar se ky draftligj përmban strukturën dhe përmbajtjen që ai e ka dorëzuar në qeveri teksa ka kërkuar që zëvendësministrat të mos lejohen të votojnë në mbledhjet e Qeverisë.

Tahiri këtë e quan anti-kushtetuese.

“Në Komisionin për Administratë Publike diskutuam për Projektligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës. Ky draftligj përmban strukturën dhe në përgjithësi përmbajtjen që unë e kam dorëzuar në Qeveri dhe në Komisionin e Venecias. Shtrova kërkesat për ndryshim që lidhet me llogaridhënie dhe transparencë në afate kohore, si dhe largimin e nenit që e lejon votimin e zëvendësministrave në mbledhjet e Qeverisë, pasi që kjo është anti kushtetuese”, ka thënë Tahiri përmes një postimi në Facebook.

Të ngjashme