AAK: S’raportohet për parregullsi në zgjedhje, të votojmë për të ardhmen e vendit

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 10:50 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur konferencën e parë për medie në ditën e zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.

Sekretari i AAK-së dhe kandidati për deputet Besnik Tahiri ka thënë se nga informatat e para nuk raportohet për ndonjë parregullsi.

Ai me këtë rast ka ftuar qytetarët që të dalin dhe të votojnë.

“Informatat e para tregojnë se procesi ka filluar mirë dhe nuk raportohet me ndonjë parregullsi”.

“Ftojmë të gjithë qytetarët të dalin dhe ta ushtrojnë detyrën e tyre që të votojmë në mënyrë që ta forcojmë Kosovën, ballafaqimin me Serbinë dhe ekonominë e vendit”.

“Është moment feste, shfrytëzoni këtë dhe dilni votoni”.

Të ngjashme