AAK: Të drejtat e punëtorit po shkelën në masë të madhe

Prishtinë | 01 Maj 2017 | 11:45 | Nga

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë, Departamenti për pune dhe mirëqenie sociale, ka vlerësuar se të drejtat e punëtorëve në Kosovë vazhdojnë të shkelen në masë të madhe.

Kjo parti përmes një komunikate për media ka tërhequr vërejtjen për rrezikashmërinë me të cilën po ballafaqohet punëtori në Kosovë.
Komunikata e plotë:

Kosova, vendi ku të drejtat e punëtorit shkelën në masë të madhe. Mos zbatimi i ligjeve të miratuara në Kuvendin e Kosovës,kushtet e rënda të punës,siguria në vendin e punës, siguria e shëndetit vazhdojnë të jenë ankesa e shumë punëtorëve kosovarë e ku me më fatalitet është sektori i ndërtimtarisë, ku sipas statistikave në pesë vitet e fundit kanë humbur jetën 61 puntorë, ndërsa 220 të tjerë janë lënduar në vendin e tyre të punës.

Dita ndërkombëtare e punës, Kosovën e gjen edhe në mungesë të zbatimit të ligjit të punës dhe kontratës kolektive. Shkelja e të drejtave të punëtorit fillon qe nga momenti që punëtori punësohet. Punësimi bëhet pa kontrata të punës, me orar të strëgjatur 10-12 orë, duke mos u kompensuar puna jashtë orarit të punës. Punëtorit i ndërpritet marrëdhënia e punës pa paralajmërim nga punëdhënësi.

Gjithashtu të drejtat e punëtorëve në Kosove shkelen edhe kur punëtorëve nuk ju paguhet as Trusti Pensional, sigurimi shëndetësor,pushimi i lehonisë të drejta këto të garantuara me ligjet në vend. Por mos respektimi dhe shkelja e të drejtave të punëtorëve nuk përfundon as këtu. Punëtorët në vend ballafaqohen edhe me mos respektim të pushimit javor dhe vjetor,e për më keq nga gjithë kjo që u tha më lartë qëndron sektori privat , ku përveç tjerash në këtë sektor nuk kanë as sindikata për të drejtat e punëtorëve e nuk ka as nivel angazhimi nga inspektorati i punës dhe neglizhenca e këtij inspektorati ne kryerjen e detyrave për të cilat e obligon ligji e vështirëson edhe më shumë respektimin e të drejtave te punëtorëve dhe në njëfarë mënyre i kontribuojnë shkeljes të të drejtave të punëtorëve.

Shkelje tjetër e rëndë është edhe në sektorin e arsimit ku mësimdhënësve nuk ju paguhet shujta, gjë e cila nuk ndodh në asnjë vend evropian. Poashtu një tjetër çështje që duhet urgjentisht të rishqyrtohet është niveli i përcaktuar i pagës minimale, e cila është më tepër si ndihmë sociale se sa pagë.

Dëshmi për të gjitha këto që u thanë më lart ishte eksodi masiv i qytetarëve drejt azilit ekonomik për shkak të mos gjetjes se një vendi pune dhe shpresave të fikura për përmirësimin e jetesës.

Prandaj AAK, do të angazhohet që “Një Maji” në vitet që vijnë të krijojë kushte dhe infrastrukturë që punëtorët në Kosovë të festojnë dhe jo të protestojnë . Urojmë që punëtorët të kenë shëndet dhe të kalojnë këtë ditë të tyre në mënyrën sa më të mirë që ata dinë ta bëjnë në këto kushte kaq të pavolitshme për ta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme