Abazi: 236 mijë nënshkrime deri sot dhe vazhdojmë me kërkesën për zgjedhje

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Ish-zëvendëskryeministri, Haki Abazi, ka njoftuar se me Lëvizja Vetëvendosje deri më tani janë mbledhur 236 mijë nënshkrime të peticionit “Duam Zgjedhje”.

Abazi nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se me 236 mijë nënshkrime dhe vazhdojmë, nuk durojnë genjeshtrat e propagandat e Thaçit e as Mustafës e as mashat e tyre që vërshojnë mediat sociale me lajme të rrejshme e shantazhe e propaganda.

“I kujt është ky shtet? -nëse nuk është i qytetarëve, në emër të kujt flet qeveria ilegale e pasmesnates dhe njeriut që ka vendim të prerë- denim nga gjykata, kjo qeveri e Thaçit është për të financuar ndarjen dhe për të mbuluar sistemin e krimit dhe korrupcionin, favoret per pseudo- gazetarët e portalet e yellow press dhe kontratat e lobimit”.

Ky është postimi i plotë i Abazit:

236 mijë nënshkrime deri sot dhe vazhdojmë me kërkesën për zgjedhje!

236 mijë nënshkrime kundër qeverisë ilegale të Thaçit, të pas mesnatës për të bërë një qeveri që nuk u zgjodh asnjëherë nga vota, edhe atëherë kur kandiduan për kryeministër edhe tani me 6 tetor nuk i votuan për të qeverisur!

236 mijë nënshkrime dhe vazhdojmë për të hapur sytë me gisht atyre që në emër kinse të demokracisë e vjedhin vullnetin demokratik të qytetarëve!

236 mijë nënshkrime dhe vazhdojmë, kundër vendimit të falsifikuar të gjykatës kushtetuese për dekretin jokushtetues të presidentit shpifës!

I kujt është ky shtet? -nëse nuk është i qytetarëve, në emër të kujt flet qeveria ilegale e pasmesnates dhe njeriut që ka vendim të prerë- denim nga gjykata, kjo qeveri e Thaçit është për të financuar ndarjen dhe për të mbuluar sistemin e krimit dhe korrupcionin, favoret per pseudo- gazetarët e portalet e yellow press dhe kontratat e lobimit.

236 mijë nënshkrime dhe vazhdojmë, nuk durojnë genjeshtrat e propagandat e Thaçit e as Mustafës e as mashat e tyre që vërshojnë mediat sociale me lajme të rrejshme e shantazhe e propagandë.

236 mijë dhe vazhdojmë bashkë sepse jemi shumë e të pandalshëm.

Të ngjashme