Abazi: Të hapur për koalicion me LDK-në nëse e vendos në krye Vjosa Osmanin

Prishtinë | 16 Shk 2021 | 20:20 | Nga Ekonomia Online

Kosova të dielën votoi për të zgjedhur qeverinë e re dhe pas procesit të numërimit fitoi Lëvizja Vetëvendosje me një rezultat të jashtëzakonshëm. Haki Abazi, që ka mbajtur dhe postin e zv.kryeministrit në Qeverinë Kurti, e cilëson rezultatin një formë proteste të qytetarëve.

“Kjo është protestë demokratike me kulturë dhe elegancë, pasi votuesi kosovar ka arritur në nivel që nuhat ofertën e keqe dhe ka refuzuar, pasi kërkon marrëdhënie kontrate të re me subjekt të ri. Te Vetëvendosja kanë parë një koncept të ri politik, që mbron interesin publik dhe të shtetit, pa qenë servil dhe cenuar interesin privat”, shprehet ai.

Abazi jep edhe arsyet që kanë çuar partinë ku ai bën pjesë drejt fitores.

“Unë do ia atribuoj konsistencës dhe ofertës mbi 70% të fitores dhe 30% janë njerëz që duan të mirën e Kosovës, por kanë qenë të lidhur me ideologjinë në këto vite”, tha Abazi për EuroneësAlbania.

Ish-zëvendëskryeministri tregon se bashkëpunimi me Vjosa Osmanin ka vendosur shtetin para ideologjisë.

“Nëse Gjermania për të arritur në interesin nacional për problemet madhore bashkëpunoi e djathta dhe e majta, pse mos e bëjmë të njëjtën gjë dhe në për shtetin tonë”, thotë ai.

Ai jep përgjigje se me cilën parti mund të krijojë koalicion qeverisës Vetëvendosja.

“Nuk do jemi peng i Listës Serbe dhe nuk do bëjmë kompromise me ta. Unë mendoj që ka zgjidhje për koalicion, zgjidhje inovative. LDK-ja e mbetur mund të ketë ndonjë reformë dhe të hedhë dritë duke vendosur Vjosa Osmanin në krye”, shprehet Abazi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme