Abdixhiku abstenon në votimin e Këshillit të Përgjithshëm së LDK-së për koalicion me AAK-në dhe Nismën

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Lumir Abdixhiku ka abstenuar në votimin e sotëm të KP për një koalicion të mundshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës me AAK-në dhe Nismën nëse Presidenti i jep mandat LDK-së për formimin e Qeverisë.

Lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar vetë Ministri në detyrë i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku është një ndër eksponentët e lartë të LDK-së që ishte shprehur edhe në fillur kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti së bashku me nënkryetaren e kësaj partie Vjosa Osmani dhe deputetin Haxhi Avdyli.

Kundër një koalicioni të mundshëm me AAK-në dhe Nismën kanë votur edhe Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli, Ardian Shala, Fatmir Rexhepi dhe Faton Peci

Të ngjashme