Abdixhiku kërkon nga Britania ndihmë për furnizim të vaksinës anti-Covid

Prishtinë | 29 Pri 2021 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka zhvilluar një takim virtual me Zëvendës Krye-Ekonomistin e FCDO-së, Tom Strachan.

Kryetari Abdixhiku e njoftoi Strachan për prioritetet, situatën dhe sfidat ekonomike, në veçanti efektet e pandemisë në ekonominë e Kosovës në përgjithësi. 

Po ashtu gjatë takimit virtual u diskutua për rolin e diasporës në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe mundësitë e kanalizimit të potencialit financiar dhe njerëzor të diasporës drejt zhvillimit të sektorit privat në vend.

Kryetari Abdixhiku e falënderoi shtetin e Britanisë për mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë në zhvillimin ekonomik dhe fushat tjera.

Kryetari Abdixhiku po ashtu kërkoi nga Mbretëria e Bashkuar ndihmë për furnizim të vaksinave për qytetarët e Kosovës.  

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme