Abdixhiku: Rreshtimi kundër ShBA-së aventurë e rrezikshme

Prishtinë | 04 Jan 2018 | 19:39 | Nga

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratës së vendeve të Quintit, që u shpreh qartë kundër tendencës për tjetërsim të Speciales. Abdixhiku ka thënë se rreshtimi i Kosovës kundër udhëzimeve të SHBA-së, s’është as patriotik as në interes të qytetarëve tanë.

Reagimi i plotë i Abdixhikut në Facebook:

Rreshtimi i Kosovës kundër udhëzimeve të SHBA-së, s’është as patriotik as në interes të qytetarëve tanë. Është veçse një aventurë e rrezikshme politike, me fund të paparashikueshëm për Republikën.

Veprimet dhe qëllimet e PAN-it janë të qarta tashmë. Ato, sikurse tek liberalizimi, edhe tek Gjykata – prodhojnë veçse izolim për vendin tonë.

Por izolimi i vendit s’është brengë e vendimmarrësve tanë. Ata në fund të ditës janë në gjendje të shëtisin lirshëm e bëjnë luks nëpër qendrat më të shtrenjta evropiane. Por kjo tendencë duhet t’i mërzisë qytetarët tanë, dashamirët e Republikës. Kosova, fati i familjeve kosovare, s’mund të shërbejë si mall i pazareve të disa individëve.
Izolimin e vendit duhet ta parandalojmë të gjithë. Kjo s’është betejë vetëm e LDK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme