Abdixhiku: Shkatërruan gjithçka brenda, tash rendin e kanë miqtë jashtë

Prishtinë | 29 Mar 2019 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Shkatërruan gjithçka brenda, tash rendin e kanë miqtë jashtë. Kështu është shprehur deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka reaguar pas deklaratave të ministrit Pal Lekaj, që kërkoi largimin e ambasadorit zviceran nga Kosova.

“Logjika e kapjes: – Mbajë “të tanët” që mashtrojnë me 53 milionë në autostradë, punësojnë gjithandej djem, reja, kusherinj e familjarë. – Dëbo “të huajt” që me para të taksapaguesve evropianë ndërtojnë ujësjellës, ruajnë kufinjtë e lobojnë për ty jashtë”, ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku ka thënë “Shkatërruan gjithçka brenda. Tashti rendin e kanë miqtë jashtë. Me rëndësi kapja, kushdo që u del para ka të njëjtin fat”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme