Abdixhiku thotë se do të vazhdojnë të flasin me VV-në për formimin e Qeverisë

Prishtinë | 26 Dhj 2019 | 16:51 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka folur shkurtimisht para gazetarëve pas seancës konstituive ku u zgjodhën kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët, raporton Ekonomia Online.

Abdixhiku ka thënë se do të vazhdojnë si LDK duke ndjekur rregullat kushtetuese.

Tutje, ai thotë se nëse partneri potencial pra VV vendos që të ndjekë e vetme rrugën për krijimin e institucioneve, do t’i qëndrojnë propozimit të sotëm të kryesisë.

“Do të vazhdojmë tutje sipas rregullave kushtetuese në vend, ne kemi thënë që të gjitha pozicionet kushtetuese në qoftë se partneri potencial vendos që të ndjekë këtë rrugë. I qëndrojmë propozimit të sotëm të kryesisë”, ka thënë ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme