Abrashi e bën veten kryetar të ardhshëm të Prishtinës

Prishtinë | 10 Jan 2021 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë, Arban Abrashi, ka treguar se ka pretendime tjera në politikë.

Abrashi ka bërë të ditur se tashmë nuk synon ministri por kryeqytetin, njofton Klan Kosova

Ai në faqën e tij në rrjetin social Facebook ka ndryshuar të dhënat, duke e quajtur veten “Kryetar i ardhshëm i Prishtinës”.

Ende nuk dihet nëse Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojë përsëri me Abrashin për Prishtinën në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.

Tash sa i përket zgjedhjeve të përgjithshme LDK do të garojë për kryeministër me Avdullah Hotin.

Të ngjashme