Abrashi: Kryetarët e degëve mbesin ata që janë, s’ka emra për kryetar

Prishtinë | 16 Shk 2021 | 15:30 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sekretari i LDK-së, Arban Abrashi pas mbledhjes së kryesisë më kryetarët e degëve, ka thënë se kryetarët e degëve mbesin ata që janë, deri në mbajtjen e Kuvendit zgjedhor, raporton Ekonomia Online.

Abrashi ka thënë se takimi është thirrur për t’i njoftuar kryetarët më veprimet e kryesisë.

Ai ka thënë se mbajtja e Kuvendit zgjedhor është çështje javësh dhe se deri më tani s’ka emra për kryetar të partisë.

“Kryetari Mustafa ka njoftuar kryetarët e degëve për dorëheqjen dhe vendimin për të shkuar në zgjedhje të partisë. Kryetarët e degëve vazhdojnë të jenë të njëjtit, deri në organizimin e Kuvendit që do të mbahet shumë shpejtë. Dorëheqja e kryetarit Mustafa është e parevokueshme. S’kemi emra, ne do t’i kemi dy-tri komisione që do të themelohen këto ditë, njëri do të merret me kandidaturat njëri me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Zgjedhjet janë çështje javësh kur do të mbahen”, tha Abrashi

Të ngjashme