Agim Aliu për Haradinajn: Lotët tu janë trumfi i disahershëm i drejtësisë dhe pastërtisë së luftës së lavdishme të UÇK-së

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 19:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, u shpreh me mirënjohje ndaj shefit të Qeverisë, Ramush Haradinaj për atë që sipas tij, ka gjetur mbështetje tek ai.

Postimi i plotë:

Kryeministër Haradinaj!

Faleminderit që për aq shumë herë dëshmove veten se për Kosovën, nuk janë sfiduese, sakrificat personale e familjare!

Faleminderit që Kosovës i dhe forcën e krenarinë, dinjitetin e respektin, si në luftë si në paqe!

Faleminderit që Ferizajt, Qeveria jote iu gjend si vëllai i madh në çdo kërkesë e sfidë, për t’i kapërcyer bashkë, si asnjëherë më parë në historinë e pasluftës. Ne nuk njohëm JO nga ju, por mbështetjen e mirëkuptimin tuaj gjithmonë!

Lotët tu janë trumfi i disahershëm i drejtësisë dhe pastërtisë së luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qëndro Kosovë, çlirimtarët do të triumfojnë sërish si Heronjë!

Të ngjashme