Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave mban ushtrimin “Shpata e Argjendtë”

Prishtinë | 25 Sht 2019 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, po mbahet ushtrimin “Shpata e Argjendë 019-2’, që po organizohet nga KFOR-i, së bashku me institucionet e Republikës së Kosovës.

Ky ushtrim ka për qellim testimin e kapaciteteve të institucioneve të Republikës së Kosovës në komunikim, koordinim dhe bashkëpunim për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.

Në ushtrim përveç njësive të KFOR-it, po marrin pjesë: Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent dhe institucione tjera që kanë rol në Planin e Reagimit Kombëtar.

Ushtrimi po mbahet në të njëjtin kohë në kampin e KFOR-it në “Film City” dhe në Qendrën Operative të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent.

Në fund këtij ushtrimi, me datën 27.09.2019, do të mbahet analiza pas veprimit për ushtrimin “Shpata e Argjendë 2019-2”, për të evidentuar mangësitë, të arriturat dhe për të rekomanduar për përmirësimet në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme