Aliu: Qeveria Hoti e avancoi Serbinë në Kosovë nëpërmjet Listës Serbe

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 10:27 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, foli për seancën e djeshme ku u zgjedh Qeveria e re, në krye me Avdullah Hotin, raporton Ekonomia Online.

Aliu tha se dje ndodhën disa gjëra, që sipas tij, ishin të pritshme, por jo edhe avancimi i Serbisë nëpërmjet Listës Serbe.

Ai ka thënë se do të marrin hapa për shqyrtim në gjykatë për votën e kompromituar të deputeti Haxhi Shala.

Aliu tha se presidenti po bredhka odë më odë që t’ia bëjë votat dekreteve anti-kushtetues.

“Kjo qeveri është dashuri të bëj votat nëpër oda me presidentin”.

“Dy gjëra të pazakonta dje. Maunat nga Serbia me dokumente ku shkruan ‘Republika e Kosovës’, dhe votimi i pazakontë, por i pritshëm i votimit të një qeverie të jashtëligjshme, me vota të mbledhura nga presidenti nëpër oda, dhe e varur nga Lista Serbe”.

“Por, qytetarët e kanë parë që në këtë vend është i mundshëm ndryshimi, modeli është vënë, është proces që nuk i dalin para as shkeljet kushtetuese dhe as kërcënimet e akrobacitë. Keq për LDK-në që i dha një goditje Kosovës, por edhe kjo nuk ka mbaruar ende, është betejë e filluar”.

Të ngjashme