Ambasadorët e Kuintit i shkojnë Haradinajt në zyrë

Prishtinë | 23 Nën 2018 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Vendimi i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për rritjen e taksës nga 10% në 100% ndaj mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ka ngjallur reagime të shumta.

Për këtë, sot në zyrën e Haradinajt janë parë duke shkuar ambasadorët e huaj në Kosovë.

Janë shefja e Zyrës së BE-së, Natalia Apostolova, ambasadori italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, ai britanik, Ruairi O’Connelli dhe përfaqësues të ambasadës amerikane që u panë duke hyr në objektin e Qeverisë së Kosovës, raporton Indeksonline.

Ndërkaq, dje u raportua se ambasadorët u takuan me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaci.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme