Ambasadori gjerman: Mezi presim formimin e qeverisë së re

Prishtinë | 08 Tet 2019 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt ka deklaruar se pas përfundimit të procesit të numërimit të votave pret që sa më shpejtë të arrihet formimi i qeverisë së re.

Tutje diplomati gjerman tha se përgjegjësia i takon politikës në të mirë dhe për të ardhmen e vendit.

“Ne mezi presim formimin e shpejtë të një qeverie të re dhe bashkëpunim të ngushtë për të vazhduar më tej. Qytetarët kanë dhënë mandatin, tani përgjegjësia i varet politikës në të mirë të së ardhmes së vendit. Mezi pres të rikthehemi në punë “, ka thënë Heldt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme