Amerikanët e falënderojnë Haradinajn që i ndau 250 mijë euro për luftën kundër ISIS-it

Prishtinë | 10 Jan 2020 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë ka falënderuar Kosovën pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 250 mijë eurove për përkrahjen e koalicionit Global kundër ISIS’it.

“Falënderojmë Kosovën për mbështetjen e palëkundur dhe anëtarësimin në koalicionin për të mposhtur ISIS-in”, thuhet në postimin e ambasadës.

Ndryshe, në mbledhjen e sotme të qeverisë në detyrë është marrë vendim që të ndahen 250 mijë euro për përkrahjen e koalicionit Global kundër ISIS

Këto shpenzime është bërë e ditur se do të ndahen nga shpenzimet e paparashikuara.

“Ndahen mjete financiare në vlerë prej 250,000 (dyqindepesëdhjetë mijë euro) për përkrahjen e koalicionit Global Kundër ISIS/DAESH. Mjetet financiare nga pika 1. e këtij vendimi ndahen nga Shpenzimet e Paparashikuara, nën-programi Shpenzimet e Paparashikuara me kod 13100, nën kategoria ekonomike e rezervës”, thuhet në vendim.

Që pas dorëheqjes së tij nga pozita e kryeministrit, Haradinaj disa herë ka mbledhur Qeverinë dhe ka bërë ndarjen e mjeteve financiare për tema të ndryshe

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme