Apostolova ia dorëzon edhe Mustafës Raportin e Progresit

Prishtinë | 09 Nën 2016 | 12:36 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pranuar sot Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën nga shefja e Zyrës së BE-së, njëherësh përfaqësuese speciale e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Mustafa dhe Apostolova biseduan në përgjithësi për përmbajtjen e Raportit si dhe hapat e mëtejmë në avancimin e proceseve në Kosovë.

Gjatë takimit, po ashtu, u theksua përkushtimi për vazhdimin e bashkëpunimit në arritjen e synimeve të përbashkëta në rrugën eurointegruese të Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për vazhdim e reformave të gjithanshme, zhvillim ekonomik, fuqizim të shtetit të së drejtës dhe luftimin e dukurive negative.

Të ngjashme