Ariana Musliu-Shoshi: Të mos lejohet narrativa propaganduese e Serbisë kundër nesh pa u sfiduar me fakte dhe argumente

Prishtinë | 20 Pri 2022 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, duke i bërë thirrje Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës që ti thërras mendjes se detyra e saj është përfaqësimit i shtetit të Kosovës.

Tutje, ajo tha se duhet të shfrytëzohet ky forum ndërkombëtar për të shprehur gjendjen reale në të cilin gjendemi,prioritetet, objektivat dhe qëllimet tona si shtet karshi botës demokratike.

Postimi i plotë:

Sot kur kemi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit shpresoj që Ministrja Gërvalla të i ketë thirrur mendjes dhe të ketë mësuar detyrën dhe rolin e saj shumë të rëndësishëm të përfaqësimit të shtetit të Kosovës.

Uroj të shfrytëzohet ky forum ndërkombëtar për të shprehur gjendjen reale në të cilin gjendemi,prioritetet, objektivat dhe qëllimet tona si shtet karshi botës demokratike.

Në asnjë mënyrë të mos lejohet narrativa propaganduese e Serbisë kundër nesh pa u sfiduar me fakte dhe argumente!

Të ngjashme