Ndalohet në Francë Ramush Haradinaj

Prishtinë | 04 Jan 2017 | 20:01 | Nga

Policia franceze ka ndaluar sot kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Haradinaj është ndaluar në Aeroportin e Baselit, në pjesën franceze. Autoritetet franceze kanë njoftuar ato kosovare për arrestimin e tij.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar për RTK-në familja e Haradinajt.

Ai është ndaluar nga policia për shkak të një aktakuze që daton nga viti 2004, merr vesh Gazeta Express.

Ish-komandanti i UÇK-së, Haradinaj, ishte ndaluar edhe në qershor të vitit 2015, nga autoritetet sllovene, në bazë një fletarresti të Serbisë. Ai ishte intervistuar nga një gjykatës slloven. Pas dy ditësh, pas reagimeve edhe nga autoritetet e Kosovës, ai ishte liruar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme