Asnjë qeveritar nuk shkoi të bëj homazhe tek ”Heroinat”: Vasfije Krasniqi ka disa fjalë për këtë

Prishtinë | 17 Shk 2020 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Asnjë grua e mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë kurrë nuk kishte folur publikisht deri në vitin 2017  kur Vasfije Krasniqi, një kosovare që jeton në Teksas të Shteteve të Bashkuara kishte postuar në faqen e saj në Facebook një letër të hapur për njeriun që e përdhunoi atë në vitin 1999, ndërsa sot në shënimin e 12 vjetorit të Pavarësia ajo dhe viktimat e tjera të dhunës seksuale u harruan tërësisht edhe nga Qeveria e udhëhequr nga Kurti.

Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara, ka shkruar në Twitter se disa gjëra nuk ndryshojnë, duke aluduar në ndërrimin e qeverisë, por qe edhe këta po veprojnë në mënyrë të njëjtë si ajo e kaluara, duke e anashkaluar krejtësisht homazhet tek memoriali ‘Heroinat’.

Krasniqi të njetën gjë e kishte shkruar edhe vitin e kaluar kur Kosova udhëheqje nga Ramush Haradianj, ishte lënë anashkaluar.

Memoriali Heroinat, është monument i cili i kushtohet sakrificës dhe kontributit të gjithanshëm të gruas kosovare gjatë luftës së vitit 1998-1999.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme