AUK organizon mbrëmje për mbledhjen e fondeve, Haradinaj flet për “storie suksesi”

Prishtinë | 15 Maj 2018 | 20:53 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Universiteti Amerikan në Kosovë (AUK) ka organizuar mbrëmje festive për mbledhjen e fondeve për bursa të studentëve, me temën “Përkrah rrëfimin e ardhshëm të suksesit”.

Në këtë ngjarje morën pjesë kryeministri Ramush Haradinaj, Wesley Clark, ish-komandant i Forcave Aleate të NATO-s, i cili iu kishte prirë bombardimeve për çlirimin e Kosovës e personalitete të tjera.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Haradinaj, në fjalën e tij kujtoi kontributin e Amerikës për Kosovës, dhe pjesë të këtij kontributi e vlerësoi dhe funksionimin e AUK-u t këtu.

Ai ka kërkuar që të vazhdojnë të bashkëpunojnë për ta bërë Kosovën “një storie suksesi”, raporton Ekonomia Online.

“Është një mbrëmje e veçantë sonte. Kemi individë të veçantë, gjeneralin Clark, që është një gjeneral i respektuar dhe këtë e ndërlidhim me lirinë tonë. Kemi pasur kohë të vështira dhe jetët tona kanë qenë të kërcënuara. Por ka qenë një komb madhështor që ka qëndruar me ne, janë amerikanët. Amerikë, gjeneral Clark, faleminderit që ende jeni me ne sot këtu dhe po u jepni të rinjve një mundësi drejt suksesit; sot po iu jepni mundësinë për të studiuar çdonjërit”, u shpreh kreu i Qeverisë.

“Të vazhdojmë bashkërisht qe të jemi dhe të bëjmë Kosovën një storie të suksesshme”, shtoi Haradinaj, edhe vetë një ish-student i AUK-ut.

Presidentja e RIT Kosova (AUK), Sharon Y. Hart, tha se kjo mbrëmje iu dedikohet krejtësisht studentëve.

Ajo e cilësoi Kosovën si një të vend të mrekullueshëm, ndërsa bëri të ditur se sivjet festojnë 15-vjetorin e prezencës së tyre këtu.

“Është e jashtëzakonshme kur kemi studentë që mund të shërbejnë si ambasadorë. Kjo mbrëmje është e tëra për studentët tanë. Këtë vit po e festojmë 15-vjetorin e shërbimit tonë në këtë vend të mrekullueshëm. Jam shumë e lumtur që jam këtu në këtë mbrëmje”.

Kryesuesi i Bordit të RIT Kosovo, Richard Lukaj, tha se duhet të dyfishohen përpjekjet për t’i arritur objektivat. Ai u kërkoi të pranishmëve që të jenë pjesë e këtyre përpjekjeve sepse tha që kontributi i tyre për studentët do të shpaguhet në të ardhmen.

“Shpresojmë të sjellim shpresë para nesh, të komplimentojmë aspiratat që me shumicë janë popullatë e re. Kemi vendosur ambicie të larta dhe jemi mirënjohës për partnerët tanë. Duhet t’i dyfishojmë përpjekjet për të arritur ëndrrat, dhe ju të ofroni sot sepse nesër kjo do të shpaguhet. Shpresoj të vazhdoni të jeni me ne dhe të festojmë edhe vite tjera”.

David C. Munson Jr., president i RIT, deklaroi se duan që studentët e tyre të kenë përvoja jashtë vendit.

Ai tha se presin që në Amerikë të kenë më shumë studentë nga Kosova. Ai u tha se kjo është vizita e tij e parë në Kosovë dhe u shpreh i impresionuar, sepse sipas tij, këtu takohet lindja me perëndimin.

Të ngjashme